Medon Berisha është padyshim futbollisti i momentit te Lecce. Forca dhe cilësia edhe pse është i ri, 21 vjeç po e kthen në një lider në mesfushën e skuadrës së Serie A. Në një intervistë për mediat vendase ai tha se ndjehet mirë në drejtimin e Marco Giampaolo, pasi falë tij ekipi ka ndryshuar.
“Me trajnerin Giampaolo është kthyer besimi dhe qetësia. Me të ndjehem i lirë të tregoj cilësitë e mia. Kur isha i dëmtuar më tha se besonte tek unë, diçka që më dha zemër”.
Medon Berisha është nën kontratë te Lecce deri në 30 qershor të 2028. Ai është edhe pjesë e Kombëtares. Te Lecce aktivizohet edhe mesfushori tjetër i kuqezinjve Ylber Ramadani.
Tv Klan