Kreu i mazhorancës shprehet i gatshëm për t’i dhënë kohë dy partive të opozitës, Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim në funksion të një dialogu që mund t’i çojë këto 2 parti në një konsensus në lidhje me kodin zgjedhor të rikthyer në parlament nga presidenti për rishqyrtim. Edhe pse i angazhuar në maksimalisht për të miratuar kodin zgjedhur, Berisha duket se nuk ngutet për ta kaluar atë në parlament.

Sali Berisha: “Kodi do të votohet, uroj që të gjejë një mirëkuptim mes tyre që krijuan grevën e urisë, mes Ramës dhe Metës. Nuk është e vërtetë që në qoftë se jepet koha e nevojshme për dialog do të dëmtohet procesi, përkundrazi procesi merr edhe garancia shtesë. Të jem hapur me ju sepse me atë grevë urie absolutisht aq sa keni pas ju kam pasur të bëj unë me të. Për mua nëse komisionari ishte i Gjinushit apo i Ilir Metës apo i zotit Milo apo i tjetër kujt kjo nuk kishte ndonjë dallim të madh. Përkundrazi mbajtja përbaltjen e grevës së urisë dhe nuk lëndohej krahu i shkakut, po lëndohej qeveria.”/tvklan.al