Pavarësisht impenjimit të bërë publik nga dy forcat e mëdha politike Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Miratimi i kodit të ri elektoral, duket se do të shtyhet për në fillim të sesionit të ardhshëm parlamentar.

Kastriot Islami: “Mesa duket kanë ngelur disa çështje për t’u fiksuar dhe ekziston vullneti të paktën i PS, por besoj dhe i përbashkët që në javët e para të sesionit të ri kjo çështje të përfundojë”.

Përveç kësaj deklarate të socialistit Islami, asnjë nga forcat politike vetëm një javë nga përfundimi i sesionit parlamentar zyrtarisht nuk kanë pranuar se komisioni i posaçëm parlamentar nuk ja ka dalë mbanë të përfundojë hartimin e kodit të ri zgjedhorë brenda mandatit të parashikuar nga parlamenti.

Deri tani ky komision i mbledhur gjithmonë pa praninë e mediave, ja ka dalë të miratojë me konsensus vetëm afro 40 nga 200 nene që është parashikuar të ketë kodi i ri zgjedhor. Mësohet se komisioni ende nuk ka filluar të marrë në shqyrtim çështjet e rëndësishme siç është ajo për shembull, për mënyrën se si do të ndahen vendet në parlament, në bazë të sistemit zgjedhorë proporcional-rajonal./tvklan.al

Gazetare: Elja Zotka

Operator: Genti Koçi