Lajme Arkiva 2003

Raporti përfundimtar me konkluzionet e hetimit tre mujor me konkluzionet e hetimit të komisionit anti-Rama është miratuar në kuvendin e Shqipërisë. Me 73 vota pro ka fituar varianti i hartuar nga komisionarët socialistë ku  këtij raporti i janë shtuar edhe vërejtje të opozitës.

Seanca maratonë prej 6 orësh është përfshirë nga debate dhe replika të ashpra mes deputetëve të pozitës dhe opozitës, socialistët kanë mbrojtur punën e Edi Ramës ndërsa opozita ka këmbëngulur se dosjet e Edi Ramës do ti shkojnë prokurorisë.

ditë pas këtij miratimi sekretari i marrëdhënieve me publikun për Partinë Demokratike shprehet:

Spartak Ngjela: Votimi nuk kishte ndonjë gjë të veçantë sepse nuk  u morëm vesh me tekstin. Teksti ishte normal, raportet janë që të dyja njëri në relacion me tjetrin kështu që më tepër ishte një lapsus mosvatimi se sa një protestë. Grupi jonë parlamentarë do ta çojë në prokurori të gjithë këtë çështje bashkë me materialet që ka mbledhur për këtë problem për të kaluar në filtrin e akuzës.

Pavarësisht se ka përfunduar puna 3 mujore më një raport opozita se quan të mbyllur procesin ku akuzohet veprimtaria e Edi Ramës./tvklan.al