Lajme Arkiva 2003

Këshilli i Rregullimit të Territorit të Bashkisë së Elbasanit miratoi sot pa asnjë votë kundër studimin në urbanistikë për grup pallatesh nga 2 deri në 12 kate, në truallin me pronësi të komunitetit mysliman të Elbasanit. Sipas dokumentacionit të paraqitur ka një akt marrëveshje midis palëve.

Komuniteti Mysliman Shqiptar i përfaqësuar nga kryetari Haviz Sabri Koçi dhe SHPK.g.p.a e përfaqësuar nga zoti Pirro Angjeli si palë e parë, kryetari i bashkisë së Elbasanit, Hysen Domi që udhëhoqi këtë mbledhje kërkoi mendimin e të gjithë anëtarëve në shqyrtimin e këtij studimi që u mbrojt nga shefja e zyrës së urbanistikës.

Pas miratimit në parim të studimit, KRT-ja e Elbasanit tërhoqi vëmendje se ka edhe dy faza të tjera të rëndësishme që janë miratimi i sheshit dhe projektit të cilat do të zhvillohen vetëm nëse do të depozitohet pranë bashkisë në Elbasan dokumentet ligjore origjinale të të dy palëve. Kërkohet të depozitohet edhe detyra e projektimit e hartuar dhe e konfirmuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar.

Ndërkohë ka reaguar edhe pala kundërshtare e njohur edhe me emrin komisioni i Namazgjasë. Burimet e këtij komisioni bënë të ditur se do të ndjekin të gjitha rrugët ligjore për të penguar këtë projekt.

Gjatë kohës që zhvillohej mbledhja e Këshillit të Rregullimit të Territorit katër nga komisionerët e Namazgjasë mes të cilave Arben Ramkaj dhe Beaudin Gashi ishin thirrur në një takim nga zëvendës drejtori i policisë së qarkut Lorenc Paganika në prani edhe të Sokol Bizhgës, drejtor i policisë kriminale./tvklan.al