Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Një magazinë me bimë mjekësore dhe tre shtëpi pranë saj janë përfshirë nga flakët në Mirditë. Zjarri që la të pastreha tre familje u shkaktua nga një shkëndijë elektrike. Ndërkaq zjarrfikësit e Mirditës që shkuan në vendngjarje, për të ndërhyrë, arritën të shpëtonin nga djegia katër ndërtesa të tjera. Të dëshpëruar familjarët shprehen:

“Banorë kemi ngel në hall 30 veta gjithsej, të pastrehë dhe janë me një fjalë përjashta”.

“Për strehimin akoma s’na kanë sjellë përgjigje, por do mundohemi na kanë thënë, ku di unë tash? Aktualisht flemë jashtë”.

Banesat ku jetonin këta njerëz, i kishin me qira, deri tani bashkia u ka ofruar ndihmë në ushqime dhe veshmbathje. Banorët e Mirditës këto ditë hasin edhe probleme të tjera. 12 shtëpi banimi rrezikojnë të shemben. Kjo vjen si pasojë e reshjeve të shiut, që shkaktojnë lëvizje të mëdha toke.

5 nga 12 shtëpi që rrezikojnë të shemben, janë të pabanueshme. Këto ditë pranë bashkisë së Rrëshenit është ngritur një shtab emergjence që po punon për t’i ardhur në ndihmë vendalinjve dhe për të llogaritur dëmet e shkaktuara./tvklan.al

Gazetare – Danjela Kostandini