Dy misionet që asistojnë vendin tonë në reformën në sistemin e drejtësisë janë shprehur qartë dhe hapur për të kufizuar imunitetin dhe sikurse shprehen përtej kufijve duke nënkuptuar dhe sistemin gjyqësor krahas imunitetit të deputetëve.
Roland Miklau dhe Melisa Shraibman kanë renditur katër rekomandime konkrete pasi kanë marrë pjesë në seancën dëgjimore të komisionit të legjislacionit për imunitetin e deputetëve dhe jo vetëm.
Shtatë ditë pas zhvillimit të seancës në 30 tetor përfaqësuesit e emisionit Euralius dhe Opdat i drejtohet zyrtarisht dy të ngarkuarve nga Kuvendi për çështjen e imunitetit Bufi e Rusmali.
Imuniteti duhet të kufizohet dhe sqarohet, çështja duhet trajtuar me mirëkuptim. Një ose disa ligje apo amendamente në këtë fushë nuk janë të mjaftueshme. Janë të nevojshme ndryshimet kushtetuese.
Në letër gjithashtu thuhet se ndryshimet kushtetuese nuk duhet të merren lehtë, por ato nuk mund të shmangen nëse bëhen me kujdes të matura dhe me konsultimet e duhura. Duhet të ketë një plan të detajuar përfshirë amendamentet e nevojshme në kod dhe rregulloren e kuvendit.
Nuk mund të mohohet se ky është një moment delikat në historinë moderne të Shqipërisë me tension dhe mungesë besimi mes institucioneve thonë përfaqësuesit e Euralius dhe Opdat.
Shumë kanë thënë se kjo nuk është koha e duhur për të prekur çështjen e imunitetit, sidomos për sistemin gjyqësor, por ne mendojmë se një proces konsultimesh i mirë menduar dhe i mirë zhvilluar mund ta përmirësojë situatën.
Ne kufizimin e imunitetit është shumë e rëndësishme për të gjitha teknikat e investigimit përfshirë survejimin dhe kërkimin, të mundësohen pa autorizim. Duke bërë dallim mes këtyre teknikave problemi nuk do të zgjidhej.
Për të gjitha këto arsye përfaqësuesit e dy misioneve ndërkombëtare rekomandojnë kufizimin e imunitetit duke përfshirë të gjitha grupet edhe gjyqësorin. Kjo si një masë për të luftuar korrupsionin dhe mundësuar ecjen përpara të Shqipërisë sikurse citohet në letër.
Çështja e imunitetit dhe kufijve të shtrirjes së tij ka ngjallur prej kohësh një debat të fortë politik. Për herë të parë ishte kryeministri Berisha, i cili hodhi idenë e kufizimit të imunitetit edhe në sistemin gjyqësor si një masë antikorrupsion.
Një deklarim i tillë ndeshi në kundërshtinë e ashpër të opozitës por dhe komunitetit të gjyqtarëve duke akuzuar për ndërhyrje në pavarësinë e institucionit.
Të parët që pranuan dhe u dorëzuan përpara kësaj kërkese që më shumë është thirrje e institucioneve ndërkombëtare ishin prokurorët. Institucioni kryesor i akuzës prokuroria e përgjithshme pasi i dha kohë dhe nxitur një debati me qëllime dukshëm politike, pranoi në fund variantin e ministrisë së drejtësisë që parashikonte ndër të tjera imunitetin të kufizuar për prokurorët.
Por tashmë ndërkombëtarët përkatësisht Euralis dhe Opdat sjellin një optike të re në këtë debat, duke e parë të udhës që imuniteti të kufizohet edhe për gjyqtarët. Për kundërshtarët kjo mund të shërbejë si sugjerim më shumë për t’u mbështetur dhe arsyetuar se imuniteti i kufizuar për të gjitha grupet, nuk është qëllim politik por ndëshkim në bllok i korrupsionit. /tvklan.al