Presidenti i republikës Bamir Topi refuzoi të dekretojë kodin e ri zgjedhor, të miratuar me konsensus pak ditë më parë në Kuvend. Dhe vendosi ta kthejë atë edhe njëherë për rishqyrtim.

Në një letër drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, shkruhet se arsyeja për të cilën nuk e dekretoi këtë ligj lidhet me dispozitën e nenit 9 pika 2 e tij. Sipas të cilës presidenti i republikës nxjerr dekretin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin, jo më vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të tij.

Ky rregullim sipas vlerësimit tim thotë presidenti bie ndesh me nenin 8 të ligjit të ardhur për shpallje. Neni 8 ka parashikuar se zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin, apo për njësitë e qeverisjes vendore zhvillohen njëherësh në të gjithë territorin e vendit. Brenda periudhës që shtrihet nga 50 marsi-30 qershor ose nga 15 shtatori-30 nëntor.

Duke qenë së neni 65, vazhdon letra e presidentit pika 2 e kushtetutës përcakton se zgjedhjet për Kuvendin e ri zhvillohen në periudhën zgjedhore më të afërt që i paraprin datës së përfundimit të mandatit të Kuvendit. Atëherë periudha zgjedhore brenda së cilës duhen zhvilluar zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme për Kuvendin është periudha 15 mars-30 qershor.

Neni 9, pika 2 e ligjit të ardhur për shpallje ka përcaktuar detyrimin e presidentit të republikës për nxjerrjen e dekretit përcaktimin e datës së zgjedhjeve për Kuvendin. Jo me vonë se 9 muaj para mbarimit të mandatit të tij. Pra një afat i cili nuk mund të respektohet për periudhën zgjedhore 15 mars-30 qershor.

Ligji, sqaron Topi është dërguar për shpallje tek presidenti i republikës më datë 24/11/2008 dhe procedura e dekretimit të ligjit nga presidenti i republikës, publikimit në fletoren zyrtare dhe hyrjes në fuqi të tij. Parashikon një periudhë kohore të caktuar.

Duke krijuar kështu pa mundësi reale për nxjerrjen e dekretit, përcaktimin e datës së zgjedhjeve për periudhën zgjedhore 15 mars-20 qershor. Në fund të letrës presidenti Topi shkruan se duke ushtruar kompetencën time kushtetuese kam besim se Kuvendi do të pasqyrojë vullnet maksimal politik. Dhe do të bëjë korrigjimet e nevojshme për shmangiet e mospërputhjeve në afatet e vendosura në ligj./tvklan.al