Lajme Arkiva 2003

Misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar i mbërritur në Tiranë ka përqendruar vëmendjen në mënyrën se si qeveria ka përdorur paratë e taksapaguesve. Misioni i FMN-së ka zhvilluar takimet e para me Ministrin e Financave Kastriot Islami dhe guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Shkëlqim Cani, por këto takime janë zhvilluar larg nga kamerat dhe gazetaret.

Pikat më të nxehtë të diskutimeve mes autoriteteve të FMN-së po përqendrohen në shpenzimet e buxhetit për gjashtë muajt e parë të vitit kryesisht në fushën shëndetësisë dhe e arsimit. Tema diskutimi janë gjithashtu edhe privatizimet e Bankës së Kursimeve, Albtelecomi dhe INSIG-ut.

Çështje të tjera nën fokusin e FMN-së sipas burimeve zyrtare janë ligjet mbi pastrimin e parave dhe subvencionet mbi energjetikën. Misioni i FMN-së do të zhvillojë takimet e tij me autoritetet shqiptare deri më datë 25 korrik. Në përfundim të vizitës misioni do të konkludoj misionet në lidhje me zhvillimet ekonomike./tvklan.al