Tarfah Daaoud, një 67-vjeçare kurde, ka kaluar më shumë se një dekadë duke kërkuar informacion për 4 djemtë e saj, të cilët u zhdukën 12 vjet më parë pasi u arrestuan nga forcat siriane gjatë një bastisjeje në Homs në vitin 2012.

Daaoud jeton në fshatin Hasakah në Siri. Me rënien e regjimit të Bashar al-Assad ajo vetëm kontrollon telefonin e saj duke parë fotot e djemve të saj të zhdukur. “

“Ne po punonim në fermën tonë për pulat në zonën e Qattinah në Homs. Aty u zhvilluan demonstrata dhe u bënë bastisje në fshat. Ata i tërhoqen zvarrë djemtë e mi dhe që prej asaj dite nuk e di asgjë për fatin e tyre. Nuk kemi lënë vend pa kërkuar për ata”.

Në vitin 2015, qarkulluan fotografi të zbuluara të të burgosurve nga burgu famëkeq Sednaya dhe ajo identifikoi djemtë e saj Faisal, Alan dhe Suleiman. Megjithatë, nuk kishte asnjë gjurmë të djalit të saj të katërt, Basil.

Në vitin 2016, ajo pagoi një shumë parash për të parë djemtë e saj brenda burgut Sednaya, por që atëherë, çdo kontakt ka humbur.

“Pagova një milion lira për pesë minuta, vetëm për t’i parë.  Deri më sot, ne nuk dimë asgjë për ata”.

67-vjeçarja ka edhe një mesazh për qeverinë e re e cila ka premtuar stabilitet në Siri.

“Dua që ata t’i gjej. Dua ta kuptojnë se unë si nënë po vuaj dhe ata që i kanë rrëmbyer duhet të mbajnë përgjegjësi. Lutja ime shkon vetëm për ata, të më dëgjojnë kudo që ndodhen në mënyrë që të më rikthejnë fëmijët e mi”.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë raportuar ekzekutime masive në burgjet e Sirisë.

Në vitin 2017 identifikuan një krematorium të ri në Sednaya për të burgosurit të cilit ishin varur dhe këto tortura u dokumentuan gjerësisht.

Klan News