Beogradi ka zhvilluar sot mitingun më të madh anti Millosheviç pas konfliktit në Kosovë. Rreth 100 mijë persona kanë dalë sot në miting në Beograd duke hedhur parrulla për largimin e Millosheviçit nga pushteti. Për herë të parë janë parë bashkë në këtë miting Vuk Drashkoviç dhe Zoran Gjingjiç.

Megjithëse Drashkoviç kishte deklaruar mospjesmarrjen dhe moas aktivizimin e tij në këtë miting, ka qënë ndërhyrja e organizatorëve të këtij mitingu G-17, grupi i ekonomisë të pavarur të cilin e kanë bindur ish zëvëndëskryeministrin serb për të dalë sëbashku në miting me Gjingiç.

Përpjekjet e mëdha të Millosheviçit për të mos lejuar zhvillimin e mitingut të sotëm kanë dështuar. Për herë të parë opozita serbe ka dalë e bashkuar me qëllimin e përbashkët, zgjedhje të reja dhe largimin e Millosheviçit nga pushteti./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori