Protestuesit demokratë në tubimin e rradhës në sheshin “Skënderbej” kërkonin dorëheqjen e qeverisë.  Grupimi i ri politik i quajtur “Lidhja për refuzimin e diktaturës” që përfshijnë forcat e Bashkimit për Demokraci,disa shoqata e parti te vogla, mbajtën sot pasdite një tubim proteste. Nënkryetari i i Bashkimit Liberal Arian Starova me tone të ashpra theksoi se ishin mbledhur për të bërë të mundur dorëheqjen e qeverisë. Kryetari i Ballit Kombëtar  Hysen Selfo kujtoi Azem Hajdarin dhe ftoi tubuesit të brohorisnin për të, kurse kreu u legalistëve Spahia, akuzoi qeverinë për paaftësi, korrupsion dhe implikim në kondrabandë. Në të njëtët fjalë ishte dhe kreu demokrat Sali Berisha ku kërkoi zgjidhjen e krizës shqiptare në rrugë politike.

Pamje nga mitingu i PD tek sheshi “Skënderbej”. Sali Berisha, Arian Starova, Pjetër Arbënori, Hysen Selfo, Eqrem Spahia, Shaban Memia./tvklan.al

Gazetar : Endri Xhafo