Lajme Arkiva 2003

Me mijëra demokrat kanë festuar në sheshin “Skënderbej” 11 vjetorin e fitores së demokracisë. Me një miting festiv ndryshe nga çdo herë tjerr drejtuesit më të lartë të opozitës janë takuar në sheshin historik të kryeqytetit për tu kujtuar të gjithëve se ndryshimi është afër.

Sali Berisha: Në 20 mars të viti ’92 me votën tonë ne hapëm dyert e Evropës, dyert e perëndimit. Dita e triumfit! E shpirtit tonë kombëtar perëndimor e çmimit të çështjes shqiptare. Ne e shembëm në Tiranë murin e Berlinit. Shqipëria nuk është më ajo e 11 vjetëve më parë, por sërish ish komunistët shqiptarë që u rikthyen me furi  në pushtet murin e Berlinit e kanë zëvendësuar me murin e krimit, murin e drogës, murin e mjerimit, me murin e korrupsionit, me murin e trafiqeve. Drejt demokracisë! Zoti e bekoftë Shqipërinë! Zoti e bekoftë Evropën! Ta bëjmë Shqipërinë si Evropa!

Kulmi është shënuar me rrëzimin e një muri, simbol i së keqes së shqiptarëve./tvklan.al