Ashtu siç e kishin paralajmëruar mediat, Kyriakos Mitsotakis ka bërë disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Mes ndryshimeve kryesore të bëra këtë të hënë ishin transferimi i Kostis Hadzidakis si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale. Vendin e tij në Ministrinë e Energjisë dhe Mjedisit do ta marrë anëtari i parlamentit Kostas Skrekas.
Ndryshime edhe sa i përket Ministrisë së Brendshme. Këtë dikaster do ta drejtojë Makis Voridis, ndërkohë që zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas do të bëhet zëvendësi i tij. Spilios Livanos do të marrë vendin e Voridis në Ministrinë e Agrikulturës.
Megjithatë në disa prej ministrive më kyçe nuk do të ketë lëvizje. Ministri i Financave, Christos Staikouras apo edhe ai i Punëve të Jashtme Nikos Dendias nuk do të largohen nga detyra, por do ta vazhdojnë atë. Kabineti i ri do të betohet të martën./tvklan.al