Ndryshime në listën e Kombëtares. Trajneri Silvinjo, ka ftuar për herë të parë në ekipin e parë, mesfushorin e Shpresave, Feta Fetai.
Ky i fundit do të bashkohet me stërvitjen e Kombëtares A këtë të martë dhe do të jetë pjesë e skuadrës për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve, ndaj Çekisë më 11 Tetor dhe Gjeorgjisë më 14 Tetor, të cilat do të transmetohen në Tv Klan.
Ndryshime ka edhe në listën e ekipit Kombëtar U-21. Trajneri Alban Bushi ka vendosur të thërrasë në grumbullim mesfushorin e Tiranës, Hajrulla Tola si edhe portierin e Vorës, Arbër Jata. Portierët Simon Simoni dhe Endri Dema kanë ngarkesë në muskuj dhe për pasojë i duhen dy ditë të plota rikuperimi.
Shqipëria U-21 do të luajë më 15 Tetor kundër Armenisë në stadiumin “Air Albania” në ora 18:00. /tvklan.al