Pas firmave me yje të futbollit Botëror, kampionati amerikan mendon një tjetër revolucion. Sipas asaj që raportohet në mediat amerikane, MLS po shqyrton mundësinë që sezoni futbollistik të zhvillohet në periudhën vjeshtë-pranverë.

Model që ndiqet në shumë kampionate të Europës. Qëllimi është të prezantohet kjo formulë e re kampionati që në verën e vitit 2026, pas Kupës së Botës që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara në Meksikë dhe Kanada.

Sigurisht, një ndryshim i tillë që do të ndikonte në konkurrencën e MLS brenda kalendarit sportiv amerikan. Sipas orarit të ri, ndeshjet e Play-Off-it ka të ngjarë të luhen midis prillit dhe majit. Në gjithë këtë nuk duhet harruar roli i tifozëve.

MLS është gati për një tjetër anketë mes tifozëve të saj dhe po planifikon grupe diskutimi si me ta ashtu edhe me lojtarët, në mënyrë që të vlerësojmë së bashku të gjitha ndikimet, pozitive dhe negative, që mund të ketë ky ndryshim në i gjithë ekosistemin e futbollit të Amerikës së Veriut.

Ndryshimi i kalendarit mund të ketë disa përfitime nga pikëpamja konkurruese, kryesisht të lidhura me merkaton. Nga pikëpamja e sezonit sportiv, MLS do të ishte si shumica e ligave evropiane. Pengesë mbeten temperaturat gjatë dimrit, gjithsesi hipoteza është hedhur dhe shumë shpejt pritet edhe të aplikohet.

Klan News