Ky është momenti i arrestimit të 33 vjeçarit Agron Bejdolli në Durrës. Ky i fundit ishte shpallur në kërkim që prej Tetorit të 2022-it për pengmarrje të vëllezërve Indrit e Gentian Beqirajt.


Më 2 Maj të vitit të kaluar Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e arrestit me burg për të riun, i cili ka lidhje të ngushta me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”.

DVP Durrës/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni policor i koduar “Ëanted”. I shpallur në kërkim për heqje të paligjshme të lirisë, lokalizohet, kapet dhe vihet në pranga pranga 33-vjeçari.  Si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Durrës, është finalizuar operacioni policor i koduar “Wanted”. Gjatë operacionit, është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi A. B., 33 vjeç, banues në Durrës.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim kombëtar, pasi më datë 02.05.2023, Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim.  Ky shtetas akuzohet se më datë 02.10.2022, në Maminas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, i ka hequr lirinë shtetasit I. B., banues në Durrës”, njofton Policia.

Lexo më shumë: Mori peng vëllezërit Beqiraj, arrestohet Agron Bejdolli! Krahu i djathtë i “Rrumit të Shijakut”

Mësohet se Bejdolli është prangosur në Spitallë, në shtëpinë e një kushëriri të tij./tvklan.al