Monika Kryemadhi: “Ky oborr prej dhjetë vitesh nuk është rikonstruktuar asnjëherë nga fillimi deri në fund, prandaj jemi sot këtu për t’i kërkuar dhe një herë bashkisë së Tiranës përsa i përket projektbuxhetit të 2009-tës të marrë parasysh kërkesat e këshilltarëve në të kundërt paratë e qytetarëve të Tiranës nuk do të shkojnë për rrush e kumbulla. Po të dojë Bashkia e Tiranës le ta kalojë me votat e Sali Berishës ashtu siç ka një vit e gjysmë që kalojnë çdo vendim që është në të kundërt të qytetarëve të Tiranës dhe në të mirë të xhepave të hetuesve, të bashkisë së Tiranës dhe individëve të caktuar në Partinë Demokratike”.

Eduard Shalsi: “Iliri dhe Monika folën sot nga sheshi Skënderbej duke pranuar hapur se ata nuk duan rregullimin e këtij sheshi, por vetëm nxjerrjen e përfitimit politik për partinë e tyre private. Ja pse Iliri dhe Monika së bashku me Saliun e kanë hapur gropën ku duan ta varrosin buxhetin e qytetarëve të Tiranës. Ja çfarë është politika e vjetër e përfitimit të politikanëve në kurriz të qytetarëve. Saliu, Iliri dhe Monika janë bërë njësh si në vitin 2005, por pas 145 ditësh shqiptarët do të bëhen njësh kundër politikës së vjetër”./tvklan.al