Frika e një sulmi të mundshëm ka detyruar autoritetet që ta transferojnë Klodian Çalamanin në qelitë e paraburgimit të Vlorës.

Burime për gazetaren Anila Sefa bëjnë të ditur se 38-vjeçari, i cili dy ditë më parë i mori jetën Mateo Vasiut, është transferuar gjatë orëve të pasdites së sotme. Ai mësohet se po mbahet në izolim dhe nuk ka asnjë kontakt me të burgosurit e tjerë.

Gjykata e Fierit u përfshi mëngjesin e sotëm nga përplasje dhe tension pasi familjarët e 8-vjeçarit hynë me forcë brenda. Ata kërkonin të përballeshin me autorin Klodian Çalamani për të cilin gjykata vendosi lënien në qeli. Dënimi për të u dha në mungesë, pikërisht për shkak të situatës së krijuar. Nga ana tjetër kjo bëri që prindërit e 8-vjeçarit të nisnin një peticion për mbledhjen e firmave, për rikthimin e dënimit me vdekje. /tvklan.al