Durim Balla: “Problematika më kryesore është përgjatë aksit Maqellarë-Peshkopi në dy-tre pika të vogla ku po punohet aktualisht, si në Qafën e Qenokut dhe në maloren e Rosenit, ndërsa gjithë magjistrali tjetër është i kalueshëm dhe është pa zinxhir. Po punohet dhe është e bllokuar rruga nga Qafa e Bullit në Krastë. Kemi të bllokuar segmentin e rrugës nga Ura e Cenecit në drejtim të Stëblevës, ku kemi një traktor me zinxhir që po punohet. Trashësia e borës në Stëblevë arrin mbi 60 cm. Rruga Kukës-Peshkopi normalisht është në gjendje pune, qarkullohet normalisht. Në  lidhje me rrugën Ura e Qanecit në Librazhd akoma nuk është hapur, është në proces e sipër. Punohet deri në Ostren të Vogël dhe nga Ostren i Vogël deri në Steblevë është e bllokuar aktualisht”./tvklan.al