Tabelat e qarkullimit rrugor në Peshkopi prej dy muajsh përdoren për propaganda elektorale nga militantë partiak, të cilët kanë dizenjuar edhe të gjithë aksin e rrugës Peshkopi-Bulqizë, por kësaj sjelljeje jo të këndshme nuk i kanë shpëtuar as fasadat e shtëpive.
Durim Balla: “Nga ana jonë është urdhëruar firma kontraktore sh.p.k Uraldi përsa i përket segmentit nga ura, nga Peshkopia në drejtim të urës së Topojanit, ku së shpejti do të bëhet lyerja me bojë përkatëse dhe lyerja me gëlqere të gurëve të kilometrazhit dhe të gjithë tabelave të dëmtuara nga subjektet politike. Partitë politike, simpatizantët e tyre, anëtarët e partive lënë për të dëshiruar përsa i përket të gjithë tabelave të sinjalistikës tonë rrugore nga ura e Topojanit në drejtim të Peshkopisë, ku kanë bërë ngjyrimet e tyre, kanë vendos inicialet e ndryshme të tyre, veprime të cilat janë në kundërshtim me ligjin, janë në kundërshtim me kodin rrugor”.
Ndonëse këto veprime janë vënë re prej kohësh kompania që mirëmban këtë segment rrugor nuk ka marrë asnjë masë dhe në të njëjtën kohë policia nuk ka mundur të identifikojë personat që kanë kryer këtë shkelje të ligjit./tvklan.al