Tanja Porja: “Orët në vijim do jenë kryesisht të kthjellëta, por në zonat malore do të ketë vranësira dhe shira të dobët. Këto kushte atmosferike do të vijojnë dhe ditën e nesërme dhe të pasnesërme. Do thoshim që deri në fund të javës, pak a shumë në këto kushte do të jemi, por vranësia dhe shira të dobët do të jenë prezente kryesisht në zonat malore të territorit shqiptar. Parametri më problematik kanë qenë temperaturat të cilat kanë pësuar një rënie me 4-5 gradë në orët e mëngjesit, një rënie prej 6 apo 7 gradësh ka patur në orët e mesditës. Rënia do të vijojë edhe mëngjesin e së mërkurës, ndërsa mesdita duke filluar që nga e enjtja do të ketë një rritje të lehtë dhe graduale. Një parametër tjetër problematik ka qenë era e fortë në det, kryesisht në kanalin e Otrantos, ku ka arritur shpejtësi rreth 70 km/orë duke bërë që dallgëzimi të rritet deri në 7 ballë.”/tvklan.al