Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile në Ministrinë e Brendshme Alfred Olli informoi se sot akset kombëtare janë tërësisht të kalueshme pavarësisht se në disa zona drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të lëvizin me zinxhirë.
Reshjet e dëborës dhe të shiut që përfshinë vendin disa ditë më parë kanë bërë që disa komuna të bllokohen kryesisht në veri dhe verilindje të vendit por kanë shfaqur problem dhe linjat detare dhe ato ajrore.
Alfred Olli: “Momentalisht që ne po flasim do të informoja që gjithë akset rrugore nacionale janë të zhbllokuara, në ato zonat në të cilat ne i kemi pas problematike, pra edhe në zonën e veriut dhe të verilindjes dhe në zonën e juglindjes në qarkun e Korçës. Disa komuna edhe për shkak të largësisë nga akset kryesore nacionale, por edhe për shkak të trashësisë së madhe të shtresës së borës akoma janë të bllokuara.”
Sipas kësaj drejtorie situata paraqitet e stabilizuar kjo dhe për shkak të përmirësimit të kushteve atmosferike çka ka lehtësuar punën e shtabit të emergjencave si dhe vlerësimin e dëmit të shkaktuar nga reshjet dhe rrëshqitjet./tvklan.alGazetar: Julian Kasapi