Fundviti që lamë pas ka qenë periudha me më shumë reshje në dy dekadat e fundit, shkak ky edhe i përmbytjes masive në Ultësirën Perëndimore, siç shpjegojnë meterologët.
Tanja Porja: “Ne kemi analizuar 26 stacionet dhe kemi parë që në 90% të tyre, sasia e reshjeve ka qenë sa dyfishi i normës së tyre mujore. Ka qenë rreth 28 mijë milimetra. Këto reshje të jashtë zakonshme duhet të gjejnë në sipërfaqen e tokës kushte favorizuese për të shkaktuar përmbytje dhe një nga këto kushte, është dhe tejngopja e tokës me lagështirë. Një nga faktorët që ka thelluar lagështinë ka qenë shkrija e borës gjatë muajit dhjetor”.
Reshje të tilla ekstreme nuk janë më fenomen i rrallë për Shqipërinë. Në 20 vitet e fundit janë shënuar 70 episode të tilla të shoqëruara me përmbytje në shumë raste.
Tanja Porja: “Vlen të përmendim përmbytjen e vitit 1996, që ka përfshirë të gjithë Ultësirën Perëndimore dhe shumë afër zonës së ulët. Në vitin 1998 sërish kemi patur një përmbytje shumë shumë të madhe në të gjithë Ultësirën Perëndimore. Është shtatori vitit 2002 që ka shkaktuar një përmbytje masive në të gjithë ultësirën perëndimore, por edhe ne shumë qytete apo zona të banuara të zonës së ulët dhe atyre pranë malore. Tetori 2004 sërish shkaktoi përmbytje lokal. Jug-perëndim dhe veri- perëndim të Shqipërisë dhjetorin e 2005 pati dy episode me reshje intensive dhe me përmbytje. Vera e 2009 që patëm dy përmbytje lokale në qytetin e Tiranës, pasi reshjet vetëm 30 minuta ranë dhe rreth 80 milimetra shi”.
Meteorologët thonë se nëntori dhe dhjetori janë dy muajt ku rreziku për përmbytje për shkak të reshjeve është më i lartë, sepse toka është e tej ngopur me ujë./tvklan.al