2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi raporton se mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.
Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.
Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.
Ndërkohë, edhe një anije peshkimi është fundosur në basenin e portit të peshkimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar./tvklan.al