Referuar parashikimeve të Kapitenerisë së Portit të Durrësit mbi situatën hidrometereologjike në rajonin e Adriatikut, gjatë ditës së sotme si pasojë e kushteve të përkeqësuara të motit ka patur vonesa në mbërritje dhe proceset e bregëzimit të trageteve.

Kompanitë e lundrimeve bëjnë të ditur se si pasojë e kushteve të paqëndrueshme të motit trageti “AF Marina” i parashikuar për lundrim mesditën e sotme nga Porti i Durrësit drejt Barit, (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës.

Trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë si pasojë e kushteve të përkeqësuara metereologjike. Në terminalin e kontenierëve, proceset operacionale vijojnë normalisht dhe pa ndërpreje.

Ndërkohë që është pezulluar përkohësisht puna në terminalin e mallrave gjenerale dhe atë rifuzo si pasojë e erës së fortë dhe rreshjeve intensive. Situata lundrimore pritet të normalizohet në orët në vijim./tvklan.al