Klea Shkurti, tashmë një ish-konkurrente e spektaklit “Love Story” në TV Klan, u eliminua mes lotësh në natën e dytë të këtij ‘reality dating show’, teksa protagonisti Saimiri, vendosi të mos i jepte trëndafil.

Në momentin që ajo ishte në skenë preferoi të mos fliste dhe të mos bënte asnjë koment, teksa vetëm disa orë më vonë postoi në instagram një mesazh, ku shruante se i është bërë një padrejtësi.

Në një intervistë ekskluzive për programin ‘Daily Love Story’, Klea ka treguar që ka marrë edhe një mesazh nga 33-vjeçari atë natë, teksa ai i kërkonte të mbeteshin miq.

“Saimiri më shkruajti nga ora 3 e gjys e mbrëmjes atë natë  dhe më tha që të mbetemi miq, por unë isha me ato mendimet e mia që ka dorë produksioni dhe i thash nuk kemi pse të mbetemi miq.

S’kam dashur të takoj njeri për faktin se e ndjeva veten të zhgënjyer nga të tjerët. Komente pozitive kam marrë pafund, por siç thonë, edhe kur vdes njeriu gjithë të mirë e bëjn”, ka thënë Klea.

Ndërkohë, e pyetur për eksperiencën e saj në Love Story, 24-vjeçarja ka theksuar se ka gjetur një shoqëri të mirë.

“Unë jam kjo që jam, me flokë të gjata, me rroba ngjitur pas trupit, kjo jam unë. Aty u zgjodh që unë t’i kisha të shkurtra, tualetin ta kisha të mbingarkuar që dola shumë nga vetja. Fustanet e gjera nuk janë për mua fare, nuk janë stili im, edhe pse Saimiri tha unë nuk e shikoj një vajzë nga pamja, por unë mendoj që këto ishin ato gabimet e mia që unë mendoj që i kisha. Nuk e kam pyrtur ende për arsyen, do isha kurioze ta dija.

Deri para takimit më Vera Grabockën, mendova se kishte dorë produksioni, sepse Saimiri më kishte zgjedhur tek pesëshja e tij e preferuar dhe folëm.

Një ndër ato tema që diskutuam më tha ‘dua të të njoh më shumë  për shpirtin që ke nga brenda sepse më duket shumë interesante që unë të bisedoj me nje shkrimtare si ti’. Dhe ndaj u habita. Klipi nuk u dha kur ishim live në emision, pyeta Alketën, më tha që kishte problem mikrofoni.

Unë kam punuar me vite me kamerat dhe e di që në momentin që nuk punon mikrofoni ta thotë operatori, në mënyrë që të xhirohet përsëri. Kjo ishte e padrejta që m’u duk dhe tallja e Robertit. Unë nuk lejoj të më talli kush, po ai e bëri.

Kam njohur vërtetë mikesha dhe kjo është shumë për mua”, ka deklaruar Klea.

Daily Love Story transmetohet nga e marta në të premte në orën 18:20 livestream në Youtube në kanalin RTV Klan dhe në ekranin e televizionit Klan Plus! /tvklan.al