Familja e Vida Kunorës është e madhe pasi janë 4 vëllezër e 3 motra. Mes motrave, ajo është e mesmja dhe ka një marrëdhënie të ngushtë me të dyja. Në raportin e tyre nuk mungon dashuria,  por sigurisht edhe ngacmimet apo ‘xhelozitë’ e vogla, tipike mes motrave. Këngëtarja zbulon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan një prej shkaqeve më të shpeshta të  ‘xhelozisë’ ndaj motrës së vogël.

Vida Kunora: E vogla ka një super trup, kur shkoj në Nju-Jork, ndërkohë që unë ha ajo bën ushtrime.   Punon parukiere në Manhatan, vjen e lodhet gjithë ditën duke krehur gra dhe hipën në atë kalin e madh. Më vjen inat të plas!

Ardiola Bodinaku: Ky është modeli për ta marrë kurajën dhe guximin e saj që edhe unë…

Vida Kunora: Ajo duke e ditur shumë mirë se si ndihem unë, del para pasqyrës dhe më tregon muskujt e barkut, m’i çon edhe me foto. Më vjen inat të plas. I them ç’të duhet ty ky trup kur je parukiere?  Mua më duhet që mos të më dalë barku me fustanet.

Ardiola Bodinaku: Të motivon edhe për të marrë modelin e saj në këtë rast.

Vida Kunora: Po, sa iki prej saj, harroj prapë./tvklan.al