Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Përmes një fotoje ku duket dhe Zonja e Parë, Kreu i Shtetit uron agjërim të mbarë e të pranuar.

“Nesër besimtarët myslimanë shqiptarë, nisin muajin e tyre të madhnueshëm të Ramazanit. Uroj që durimi, reflektimi, pastrimi shpirtëror dhe iftaret në familje, komunitet apo me të pamundurit, ta bëjnë shoqërinë shqiptare më të devotshme, të udhëhequr nga e drejta, urtësia dhe mirësia. Agjërim të lehtë e të pranuar për të gjithë! Paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi ju!”, thotë Begaj në mesazhin e tij.


Paqe e begati uroi edhe Kryetari i Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu me anë të një videomesazhi.
Muaji i bekuar i Ramazanit është një mundësi dhe favor i jashtëzakonshëm që Zoti na ka dhuruar për të pastruar shpirtin dhe trupin. Ramazani nuk është muaj diete, por muaj adhurimi, përmes të cilit njeriu ka mundësinë e artë të arrijë kënaqësinë e Zotit e përmes kësaj arritjeje të begatojë veten e tij me mirësi në këtë botë dhe atë të përtejme. E lusim Zotin të na mundësojë që të dalim të falur në fund të këtij muaji dhe të nisim një jetë të re. E lusim Zotin të na bëjë këtë muaj paqe e begati”, tha Spahiu./tvklan.al