Gjashtë nga tetë pjesëtarët e ekipit tonë olimpik, që do të garojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë pjesë e ekipit të Sport Klub Tiranës.
Përpara nisjes së tyre, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dy kampionët e mundjes, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët do të garojnë me ngjyrat kuqezi. Veliaj u shpreh besimplotë se dy kampionët tanë do të na përfaqësojnë denjësisht.
Erion Veliaj: Ekipi ynë është modest sepse vendi ynë është vend i vogël me tetë anëtare, por gjashtë nga skuadra e Tiranës besoj se do të na zbardhin faqen.
Kreu i Bashkisë bëri të ditur se ka pasur një bashkëpunim të jashtëzakonshëm edhe nga Bashkia e Parisit, në mënyrë që ekipit tonë olimpik të mos i mungojë asgjë.
Klan News