50% e femrave dhe nënave shqiptare nuk kanë shkuar kurrë te mjeku, ndërsa 40% testohen atje jo rregullisht. Statistikat janë përmendur nga mjekë specialistë dhe gjinekolog në të gjithë vendin kushtuar shëndetit riprodhues të grave.
Në mjaft zona mungon shërbimi gjinekologjikë dhe specialitetet testuese. Të gjitha këto çojnë në shtim të rasteve të pashpresa vdekshmëria nga kanceri i qafës së mitrës dhe parandalimi janë diskutuar mes eksperiencave të huaja dhe atyre shqiptare.
Halim Kosova: “Janë të rrezikuara ose janë të rriskuara nga kanceri i qafës së mitrës vetëm në 17-18% të rasteve me të tilla probleme mjekësia jonë ka mundësi ti vijë në ndihmë grave. Në të gjitha rastet e tjera, stadet janë mjaft të avancuara dhe ne pranojmë faktikisht, deri tani, të trajtojmë me një kosto shumë të lartë duke qenë se me një pagesë falas pak më parë mund ta eliminojmë këtë sëmundje dhe ky është një nga pikësynimet e spitalit tonë”.
Rekomandohet të paktën një herë në vite kryerja e analizave te mjeku. Për të pikasur sëmundjen në fazat fillestare dhe jo atëherë kur mjekësia s’ka sukses për parandalim./tvklan.al