Interi mori një fitore të rëndësishme ndaj Lecce-s, me shifrat e thella 4-0, e cila e ndihmon në garën për titullin kampion.
Përveç tre pikëve, kjo fitore ishte e rëndësishme edhe për trajnerin Simone Inzaghi. Tekniku ziklatër, arriti shifrën e 200 fitoreve në Serinë A, pas 332 ndeshjeve në stol.
Inzaghi lë pas emra si Spalleti i cili arriti 200 fitore në 441 ndeshje, apo Capello në 380 ndeshje, Ancelotti në 345 ndeshje dhe Allegri në 338 ndeshje.
Shifra të rëndësishme për teknikun zikaltër, që gjithsesi objektiv ka ta mbyllë sezonin me trofe. /tvklan.al