Lajme Arkiva 2003

Kryetari i Partisë Socialiste dega Tiranë Musa Ulqini ka vlerësuar pasdite deklaratën e shefit të misionit të ODIHR-it për procesin zgjedhor. Sipas Ulqinit shkak për këtë hap mbrapa kanë qenë komisionarët demokrat.

Musa Ulqini: Ndajmë të njëjtën opinion për situatën e Komisionit Qendror të bashkisë së Tiranës. Edhe në konferencën e djeshme për shtyp unë vlerësova të turpshme dhe të qëllimshme veprimtarinë bllokuese të mazhorancës së Partisë Demokratike në Komisionin Zgjedhor të Bashkisë së Tiranës. Përgjegjësi kryesor për situatën e turpshme në këtë komision është zoti kryetar i këtij komisioni.

Ndërkohë që pasdite kandidati bashkiak për Bashkinë e Tiranës Spartak Ngjela në një konferencë për shtyp ka vlerësuar punën e KZQV-së të Tiranës dhe ka deklaruar se deri më tani ai është në avantazh me kandidatin socialist Edi Rama./tvklan.al