Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri i Ekonomisë dhe Privatizimit Mustafa Muçi premton korrektësi në dhënien e pagave minatorëve. Në një takim që pati sot me sindikalistët e minierës së Bulqizës, ministri Muçi është shprehur se qeveria është e interesuar të zgjidh sa më parë problemet e ngritura, ku vendin kryesor e zë zgjidhja e problemit të pagave. Pagat do të jepen një herë në muaj u premtoi Muçi minatorëve.

Ndërsa për pensionet e parakohshme u vendos që problem të diskutohet edhe njëherë deri në kalimin e projektligjit në parlament. Përsa i përketë kërkesës së sindikalistëve për të nxjerë minierën si njësi më vete ministri Muçi premtoi se procedurat e ndarjes do të jenë gati brenda kësaj jave./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj