Tanke ushtarake, një helikopter dhe një automjet i blinduar janë vetëm disa nga pajisjet ushtarake që zhytësit do të shohin në shtratin e detit pranë qytetit jordanez të Aqaba, në muzeun e parë ushtarak nënujor të vendit.
Gjithsej 19 automjete dhe makineri ushtarake janë zhytur në det në thellësi të ndryshme. Disa ndodhen 15-20 metra nën sipërfaqe, ndërsa pajisje të tjera mund të gjenden më thellë, në 20-30 metra.
Në shtratin e detit gjenden një avion ushtarak i cili u fundos në 2018, si dhe një tank dhe një anije të cilat u zhytën në fund të viteve ’90.
I inauguruar në vitin 2019, muzeu u krijua me shpresën se për të tërhequr sa më shumë të pasionuarit pas sportit të zhytjes. Turizmi është një nga sektorët kryesore të vendit.
Klan News