Julian Nagelsmann nuk do të presë që të bëjë analizën video pas stërvitjes në fushë, por mund ta bëjë edhe gjatë seancës.
Trajneri i Gjermanisë ka vendosur një ekran të madh 4 metra të gjerë dhe 5 të lartë në Spa & Golf Resort Weimarer Land, aty ku përfaqësuesja do të qëndrojë. Një mënyrë për të korrigjuar gabimet menjëherë. Këtë metodë Nagelsmann e ka zbatuar edhe kur ka qenë trajner te Hoffenheim, Leipzig dhe Bayern Munchen.
Madje këtë ekran ia ka marrë hua pikërisht Leipzig sipas gazetës “Bild”. Gjermania i ka nisur përgatitjet për Euro 2024 ku e ka si objektiv fitimin e trofeut, pasi luan në shtëpi. Përfaqësuesja Gjermane ka 3 tituj kampion të Europës, i fundit në 1996.
Tv Klan