Ardian Ismajli është rikthyer sërish në vëmendjen e Napolit. Klubi italian dështoi të transferojë Danilo-n dhe drejtuesit tashmë po synojnë transferimin e shqiptarit.
Kontrata e Ismajlit me Empolit skadon në qershor dhe drejtuesit toskanë do të pranonin ta shisnin në këtë merkato, për të mos e humbur falas në verë.
Te Napoli po përgatisin një ofertë prej 3 milionë Eurosh dhe besojnë se do të jenë të mjaftueshme për të mbyllur akordin.
Një transferim te kryesuesit e Serisë A, do të ishte padyshim hap i madh për Ismajlin, i cili do të gjente aty edhe Amir Rrahmanin, për të plotësuar dyshen e qendërmbrojtjes.
Napoli e ndjek prej kohësh shqiptarin dhe synon ta afrojë në ditët e ardhshme, për të shtuar alternativat për trajnerin Antonio Conte, i cili lufton për titullin kampion. /tvklan.al