Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Demokratët nuk do të përkrahin me votën e tyre reformatorët, për heqjen e të drejtës së vetos, kur projektligji të kalojë për shqyrtim në seancë plenare në shtator. Sipas burimeve nga Partia Demokratike, bëhet e ditur se kjo pikë është e pa negociueshme, kështu që tentativa e Partisë Demokrate të Re për të barazuar të gjithë përfaqësuesit në komisionin për reformën me të drejtë vote, mbetet e kotë.

Kryetari i deputetëve reformator Nard Ndoka, në një letër drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të PD Bamir Topi, ka kërkuar mbështetjen e deputetëve demokratë, që të mbështesin me votën e tyre, heqjen e mbështetjes së vetos.

Nard Ndoka: “I kam drejtuar një letër kryetarit të grupit parlamentar të PD për mbështetje në seancë me votën e tyre, duke u shprehur në lidhje me mendimin e kësaj pike. Nuk ka se pse kërkohet një veto. Në se ato e kërkojnë me doemos, mund të ketë një marrëveshje bilaterale mes këtyre dy partive, që ato ta përdorin veton, por jo kjo e sanksionuar me një vendim të parlamentit e cila e bënë të pavlefshëm pjesëmarrjen e partive të tjera në këtë komision”.

Gazetarja: Ju keni marrë përgjigje nga zoti Topi?

Nard Ndoka: “Jo, meqenëse ka ca ditë që unë i kam dërguar zotit Topi një shkresë zyrtare pres një përgjigje zyrtare, deri tani kemi pasur vetëm me kontakte nëpërmjet telefonit. Ai më informoi mbi ato hapat që ai ka e kanë informu drejtuesit e partisë së tij”.

Ndoka kujton marrëveshjen e partive të djathta në Qershor të vitit 2002, për bashkëpunim me konsensus për reformën zgjedhore, në mënyrë garantimin zgjedhjeve të lira, gjë që sipas Ndokës PD nuk po i qëndron korrekt./tvklan.al

Gazetare: Gerta Gixhari