Një artikull i edicionit spanjoll të “National Geographic” e rekomandon bregdetin shqiptar për lexuesit e saj si një ndër vendet më autentike në Evropën Jugore, e vendosur midis Lindjes dhe Perëndimit.
E kufizuar gjeografikisht me Greqinë, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi, artikulli e krahason rivierën shqiptare në madhësi me rajonin e Galicisë.
Teksa ndalet në një vështrim të përgjithshëm historik mes viteve të errëta të izolimit nga regjimi komunist, vendi përshkruhet me një natyrë të egër dhe mbetet një destinacion që nuk është prekur ende nga mbipopullimi i turistëve të huaj.
Mes destinacioneve që rekomandohen për turistët janë Saranda, Butrinti, Ksamili, Borshi, Porto Palermo e Gjipeja.
Riviera shqiptare cilësohet si një parajsë e vogël në jugperëndim të vendit që ndërthur në mënyrë perfekte plazhet dhe perëndimin unik të diellit dhe gjithashtu çmimet e pakrahasueshme.
Përveç historisë pushuesit ftohen të eksplorojnë natyrën e padyshim të zhvillojnë sporte në natyrë për një eksperiencë unike e të pakrahasueshme.
Tv Klan