Aktivizohet grupi i parë i betejave shumëkombëshe
NATO nis stërvitjet në kufirin lindor të saj duke aktivizuar grupet e reja të betejave shumëkombëshe. Trajnime ushtarake intensive janë duke u zhvilluar në Sllovaki ku forcat janë plotësisht funksionale për përballimin e operacioneve të ndryshme të aleancës.
Pjesëmarrëse janë trupa nga Gjermania, Çekia, Sllovakia, Sllovenia dhe Shtetet e Bashkuara. Ato kanë provuar aftësitë e tyre për të shërbyer si një komandë e unifikuar.
Ideja e krijimit të 4 grupeve të reja luftarake shumëkombëshe erdhi nga Aleanca VeriAtlantike pas pushtimit rus në Ukrainë. Qëllimi kryesor i NATO-s ishte forcimi i krahut lindor të aleancës teksa këto 4 grupe do të vendosen në Bullgari, Rumani, Hungari dhe Sllovaki.
Investimet e NATO-s në grupet e betejave shumëkombëshe nuk do të jenë vetëm përsa i përket trajnimeve ushtarake por gjithashtu do të përfshijnë edhe investime në makineri ushtarake.
Tv Klan