Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, denoncohet për shpifje pranë Gjykatës së Tiranës, padia është bërë nga ish deputeti i Partisë Socialiste, Nazmir Bilani, kandidat i PSV 91 në zgjedhjet e Qershorit.
Motivi është ky: Moisiu, sipas Bilanit, 6 ditë para zgjedhjeve, në bashkëpunim me disa organizata jo-qeveritare publikoi një listë me emra të disa deputeteve, të cilët sipas tij nuk plotësonin standardet për të qenë pjesë e parlamentit.
Reagimi ndaj kësaj liste nisi menjëherë, por tashme të prekurit nga kjo liste i janë drejtuar gjykatës.
Nazmir Bilani: “Unë ja kam deklaruar vetë zotit Moisiu. Nderi im si individ është më i shenjtë sesa mandati i një deputeti dhe sigurisht, unë i thash se ne do të takohemi së bashku në gjykatë për ta ndarë këtë çështje. Dhe ai nuk mund të njollosi cilindo në emër të çfarëdolloj … që duan të marrin ca para nga donatorët dhe të njollosin shqiptarët”.
Krahas padisë për shpifje, Bilani ka depozituar dhe kërkesën për sekuestro të pasurisë së Moisiut.
Sipas Bilanit kërkesa për ngrirjen e pasurisë erdhi për shkak të moslejimit të Ish presidentit për të kryer lëvizjet e saj në kushtet kur dëmshpërblimi që kërkohet është 3 milionë lekë./tvklan.al
Gazetari: Julian Kasapi