Tre ish-punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar janë ndaluar mbrëmjen e kësaj të marte në qytetin e Durrësit.

Tvklan.al mëson se ndalimet janë bërë me urdhër të Gjykatës së Durrësit, pas hetimeve të kryera në lidhje me procedurat ligjore të ndjekura nga këta ish-zyrtarë.

Nga investigimi ka rezultuar se janë zbuluar shkelje proceduriale. Të ndaluarit nga policia me urdhër gjykate akuzohen për shpërdorim detyre. Burimet për tvklan.al thonë se dy prej të ndaluarve janë me iniciale A.M. dhe E.B.

Më shumë detaje për këto arrestime pritet të ketë në vijim. /tvklan.al