Policia e Durrësit arrestoi ish-drejtuesin e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, Ardian Kona. 52-vjeçari u vu në pranga për veprën penale të shpërdorimit të detyrës, kryer në bashkëpunim.

Masa e sigurisë atij i është caktuar nga Gjykata e Durrësit një ditë më parë, në kuadër të një hetimi për regjistrimin e një prone me dokumente false.

Ndërkohë po në lidhje me këtë çështje janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 3 personave për të cilët po ashtu është caktuar arrest me burg.

Ata janë Bled Zerba 42 vjeç, banues në Durrës dhe Leandro Dervishi, 34 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim, si dhe A. D., 44 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, kryer në bashkëpunim dhe “Falsifikimi i dokumenteve”./tvklan.al