Ndërprerjet e energjisë elektrike do të ndjehen edhe këtë verë. Megjithëse Korporata Elektroenergjetike ka të siguruar sasinë e nevojshme për furnizimin e konsumatorëve. Shkak janë remontet në nënstacionet elektrike.
Drejtori i Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes Sahit Dollapi tha, se remontet do të vazhdojnë të kryhen deri në fund të shtatorit.
Sahit Dollapi: “Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka pasur e energjinë e nevojshme për shpërndarjen 24 orë dhe plotësimin 24 orë me energji elektrike të nevojave të konsumatorëve. Ndërprerjet vijnë për efekt të remonteve, të cilat janë të detyrueshme dhe janë të planifikuara që në fillim të vitit. Janë remonte të cilat kryhen në drejtoritë e tensionit të lartë, që kanë të bëjnë me remontet në nënstacione me mirëmbajtjen dhe fuqizimin e nënstacioneve.”
Sipas drejtorit të OSSH-së, përjashtim të zonave turistike ku remontet kanë përfunduar në pranverë, pjesa tjetër e vendit do të vazhdojë të ndjejë mungesën e energjisë, gjatë ndërprerjeve disa orëshe./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro