Operatori sistemit të shpërndarjes po vijon punën në pasjen e abonentëve me matës elektrik. Sipas drejtorit të OSSH-së, deri më tani janë kompletuar rreth 70 % e gjithë konsumatorëve.
Sahit Dollapi: “Janë plotësuar rreth 70% e të gjithë abonentëve pa matje. Ka përfunduar vendosja e sistemit të matjes në disa zona në Gjirokastër, në zonën e Korçës, në zonën e Elbasanit, në qarkun e Beratit me përjashtim të Lushnjës, në zonën e Kavajës. Dhe tani vazhdon vendosja e matjes qoftë në abonentë familjarë qoftë privat në zonat e Shkodrës, Fierit dhe Tiranë.”
Duke folur rreth furnizimit me energji të konsumatorëve drejtori i OSSH-së theksoi se në një kohë kur në mjaft zona të vendit për shkak të remonteve ka ndërprerje, zonat bregdetare janë furnizuar 24 orë me energji.
Sahit Dollapi: “Zonat turistike kanë të garantuar dhe furnizimin 24 orë dhe siç e kemi deklaruar dhe më parë në këto zona operojnë grupet e gatishmërisë të cilat merren me mirëmbajtjen e rrjetit dhe eliminimin e defekteve të avarive. Për gjatë gjithë vijës bregdetare nuk ka për asnjë sekondë nuk ka ndërprerje të energjisë, por furnizim 24 orë dhe të vazhdueshëm.”
Por krahas plazheve shqiptare këtë vërë korporata elektro-energjetike ka furnizuar me energji dhe plazhet greke./tvklan.al
Gazetar: Fjorald Zguro