28-vjeçarja trajtohej në spitalin Covid 2, lindi foshnjen në muajin e 8
Një grua lehonë 28 vjeç ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Burimet pranë këtij spitali thonë se e reja ishte infektuar me koronavirus dhe për shkak të gjendjes janë detyruar të bëjnë lindje të parakohshme, për të shpëtuar beben.
Por gjendja e nënës u përkeqësua dhe paraditen e 5 Shkurtit mjekët u detyruan ta intubonin. Vetëm pak orë më vonë ajo humbi jetën. Mësohet se foshnja gëzon shëndet të plotë.
Ky është rasti i dytë që një grua shtatzënë ka pasur komplikacione të rënda nga Covid-19 dhe ka humbur jetën. Rasti i parë ishte po një 28-vjeçare, e cila u nda nga jeta më 17 Nëntor të 2020-s. Ajo ishte 5 muajsh shtatzënë.
Pandemia e Covid-19 ka shkaktuar deri më sot 1 433 viktima të moshave të ndryshme, më e reja 21 vjeç.
Klan News