Një tjetër hap përpara për mjekësinë shqiptare.
Për herë të parë në Shqipëri, ekipi i Spitalit “Shefqet Ndroqi” ka realizuar me sukses kirurgjinë minimale invazive koronare MIDCAB.
Tre pacientë janë ndihmuar duke iu rikthyer shëndetin e tyre.
“Kjo procedurë inovative, e cila kryhet vetëm në 30% të qendrave kardiokirurgjikale në mbarë botën, është një arritje për sistemin tonë shëndetësor dhe një dëshmi e përkushtimit të mjekëve tanë për të sjellë teknologjitë më të avancuara në Shqipëri”, njoftoi ministrja Albana Koçiu.
Pasi shpreh mirënjohjen për ekipin e mjekëve dhe infermierëve që bënë të mundur këtë sukses, ajo thotë se Shqipëria tashmë renditet mes vendeve që ofrojnë këtë procedurë të avancuar kirurgjikale./tvklan.al