Ndërtimet në toka me aktivitet të lartë sizmik apo në zonat e erozionit mund të jenë shkaktare të katastrofave, si ajo e Gjirokastrës. Presidenti i shoqatës gjeologjike shprehet se si për ironi të fatit, pikërisht në këto zona ka më shumë ndërtime.
Dëfrim Shkëmbi: “Ne kemi ndërtuar siç e shikoni këtë hartën e rrezikut gjeologjik të Shqipërisë. Zonat me intensitet më të lartë nga pikëpamja sizmike janë pikërisht ato zona ku është më tepër i zhvilluar urbanizmi. Zhvillimi i lumenjve, dmth, duhet ndërprerë në mënyrë kategorike. Kemi zona rurale që kanë ndërtime buzë këtyre lumenjve edhe të cilat janë në rrezik”.
Instituti i Kërkimeve Gjeologjike ka realizuar një hartë me zonat e rrezikut ku duhet ndërtuar me kujdes, por sipas Shkupit shpesh firma për studimin gjeologjik të tokës merren pa asnjë studim.
Dëfrim Shkëmbi: “Në këto zonat rrotull, rrotull rrëshqitjeve mund të ndërtosh, po brenda te zona e rrëshqitjeve ajo pastaj është problem, ja si është rasti i Poliçanit, psh, që është një zonë rrëshqitje dhe ka probleme për shembull. Edhe ke një pjesë fshatrash që janë dhe evakuuar. Në shumë, në shumë qytete merret firma për shembull e specialistit thjesht pa bërë asnjë punim. Kemi bërë një studim në Lezhë neve që ishte studimi i parë që bëhej, ama në Lezhë janë ndërtuar gjithë ato pallate. Atëherë si është e mundur që janë ndërtuar këto pallate në Lezhë pa asnjë studim gjeologjik.”
Në këtë mënyrë ndërtimet pa kriter dhe mosrespektimi i të gjitha hallkave të sigurisë teknike po kthehet në rrezikun e radhës të shoqërisë sonë.
Duke parë ritmin e ndërtimeve të tilla, ku kriter parësor duket se është fitimi e jo siguria, ka pak gjasa që ky biznes vrasës të mund të frenohet nëse nuk do të ketë një reagim të fortë të shtetit dhe hallkave të tij që monitorojnë këtë proces./tvklan.al
Gazetare: Brunilda Cami