Lajme Arkiva 2003

Situata në plazhin e Shëngjinit dikur një nga më të frekuentuarit nga pushuesit sa vjen e po përkeqësohet. Përveç mbeturinave që kanë pushtuar bregun nga ana tjetër ndërtimet pa leje të ngritura kohët e fundit mbulojnë sipërfaqe të tëra, gjithashtu përgjatë bregut vihet re edhe një fenomen tjetër ai i parcelizimit të bregdetit.

Kjo praktikë e shfaqur rëndom në këtë plazh deri më tani nuk është ndaluar si nga organet e pushtetit lokal ashtu edhe nga policia ndërtimore e qarkut Lezhë. Lejimi i këtyre ndërtimeve të paligjshme në këtë zonë turistike ndër më të bukurat e zonës veriore mendohet se mund të largojë me qindra pushues nga vendi dhe nga Kosova./tvklan.al