Dinamo dhe Besa kryesojnë së bashku renditjen e Superligës pas javës së tretë me pikë të plota, ndërsa të gjithë ndeshjet e sotme kanë përfunduar si me fotokopje, me nga 1 gol.
Skuadrat e vendase kanë qenë fituese përveçse në Ersekë ku triumfatore ka dalë Tirana. Dinamo ka mundur 1-0 Teutën në “Qemal Stafa” dhe siç e thamë më lart 1 gol zgjidhi gjithçka.
Elis Bakaj ka qenë frymëzuesi i suksesit dinamovit. Fitore e rëndësishme edhe për Besën që mundi Laçin me golin e Bledar Mancakut.
Triumfi i Tiranës në Ersekë ka patur edhe dy të larguar me karton të kuq në pjesën e dytë. Të ndëshkuarit kanë qenë Kukaj për vendasit dhe Nallbani për miqtë, ndërsa shënues i sfidës ishte Arbër Abilaliaj.
Fitorja e parë për Kastriotin dhe humbja e dytë për Vllazninë në 3 javë. Në Korçë, Skënderbeu ka mundur Flamurtarin po 1-0 ndërsa në Fier, Apolonia fitoi me Shkumbinin./tvklan.al